Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I shpëtoi më të keqes në aksident, Safet Selmani i falënderohet rripit të sigurisë

Falë vendosjes së rripit të sigurisë, Safet Selmani nga qyteti i Mitrovicës kishte shpëtuar pa asnjë lëndim nga një aksident që i kishte ndodhur në vitin 2003.

Ai tregon se sa rëndësi ka zbatimi i këtij rregulli të komunikacionit gjatë ngasjes së automjetit.

Për arsye të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, Këshilli për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë filluar fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin për sigurinë tuaj”.

Sipas tyre, gjatë këtij muaji, qytetarët kanë mundësinë të vetëdijesohen për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurisë gjatë ngasjes së automjetit.

Jeton Rexhepi, nga Departamenti Policor për Trafikun Rrugor, ka thënë se kjo nuk është masa e vetme që është ndërmarrë për ulje të numrit të aksidenteve.

Edhe Lansohet fushata vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj” Arbëri Lansohet fushata vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”

E, këtë fushatë e kanë mirëpritur qytetarët, por kanë thënë se është hap i vonuar.

Fushata vetëdijesuese “Vendose rripin për sigurinë tuaj”, do të vazhdojë javët në vazhdim edhe në regjione të tjera të Kosovës.