Vetëm edhe dy seanca e ndanin Remzi Shalën nga vendimi i gjykatës në akuzat për krime lufte.
Por, siç edhe pritej, Shala nuk është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit dhe kështu është pamundësuar mbajtja e seancës, raporton KTV.
Vendndodhjen e Shalës nuk e di as mbrojtësi i tij, Natal Bullakaj, për çka e njoftoi gjyqtaren e rastit, si edhe për vendimin e Odës së Avokatëve për bojkot.
Gjykata, në mungesë të kushteve, ka anuluar edhe seancën e ardhshme të paraparë për fjalë përfundimtare që ishte caktuar për të premten.
Pa u siguruar prezenca e Shalës, nuk do të caktohet seanca e ardhshme.
Por, për një prej dëshmitarëve të këtij procesi, gjykimi ka qenë humbje kohe.
Xhafer Shukolli qëndron prapa dëshmisë se ish-bashkëluftëtari i tij nuk është i përfshirë në krimin për të cilin akuzohet.
Edhe
Dëgjohen dy dëshmitarët e fundit në rastin kundër Remzi Shalës
Shala, aktualisht, akuzohet nga Prokuroria Speciale si i përfshirë në rrëmbimin e Haxhi Përteshit, i cili më vonë ishte gjetur i vdekur.
Ish-ushtari i UÇK-së, Remzi Shala, është ftuar të paraqitet më 17 janar në Hagë nga Prokurori i Specializuar.
Që nga marrja e kësaj ftese, Shala është arratisur duke thënë se nuk e njeh institucionin e Gjykatës Speciale dhe nuk do të paraqitet vullnetarisht për intervistim.