Vushtrri, 20 prill - Dy komandantët që zëvendësojnë njëri tjetrin në bazën e KFOR-it në Maxhunaj të Vushtrrisë, janë pritur sot nga udhëheqja e kësaj komune.
Në takim me kryetarin Xhafer Tahiri dhe zëvendësin e tij Besim Muzaqi, drejtuesit e njësive të misionit paqësor të KFOR-it, në pjesën veriore të Kosovës, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Vushtrri është e qetë dhe stabile.
Përveç se ka çmuar njësitë e KFOR-it për punën e palodhshme që po bëjnë në ruajtjen e gjendjes stabile të sigurisë, në këtë takim kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka kërkuar nga ta që mundësisht ta bëjnë ndërtimin e një ure për këmbësor ndërmjet fshatrave Stanofc dhe Prelluzhë, që u dëmtua gjatë vërshimeve të fundit nga lumi Llap.
Në emër të Komunës dhe qytetarëve të Vushtrrisë, për misionin në Vushtrri, kryetari Tahiri ka nderuar me mirënjohje komandantin e deritanishëm të bazës së KFOR-it në Maxhunaj, sllovenin kolonel-lejtnant, Robert Verliq.
{gallery}