Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Johnson, do të vizitojë javën e ardhshme Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Beograd.
Johnson, gjatë turneut në Ballkan, do të takohet me udhëheqësit rajonalë, tha Ambasada.
Ai është një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme.
Vizita e tij vjen në kohën kur Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.
-
Ndihmëssekretari i Shtetit niset për vizitë në rajon, do të qëndrojë edhe në Kosovë
-
Trumpi pritet ta emërojë sekretar të Shtetit senatorin që në disa raste pati në fokus Kosovën
-
I dërguari amerikan për Ballkanin, Kasanof viziton këtë javë Kosovën
-
Stoltenberg të hënën në Kosovë
-
Senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën