Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndihmëssekretari i Shtetit niset për vizitë në rajon, do të qëndrojë edhe në Kosovë

Brendan Hanrahan

Ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, do ta vizitojë Kosovën, Bonjë-Hercegovinën dhe Serbinë.

Në një postim në rrjetin social X Hanrahan ka thënë se është nisur për një vizitë në këto vende. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Washington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”,

I am headed to Bosnia and Herzegovina, Serbia, and Kosovo following productive conversations in Dayton and Washington. It is an important anniversary and pivotal time in the Western Balkans. I look forward to reinforcing ties between the U.S. and countries in the region.

— Senior Bureau Official Brendan Hanrahan (@StateEUR) July 9, 2025 ">ka shkruar ai në rrjetin social X.

Të mërkurën Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani është takuar me Hanrahanin në Washington. 

Në njoftimin e Presidencës për takimin që është zhvilluar në Washington D.C., thuhet se Osmani ka ritheksuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë. Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.