Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hysa: Abazoviqi do të ketë qeveri të pakicës

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka thënë se Dritan Abazoviq nuk e ka një të kaluar të qetë me Millo Gjukanoviqin.

Ai ka thënë se Abazoviq ka marrë mbi vete një projekt që të krijojë një qeveri të pakicës.

Sipas tij, këtu ekziston një lloj marrëveshje që do të mund të mbështetej një qeveri e pakicës me Abazoviqin si kryeministër, e mbështetur nga partitë e pakicave, shqiptare, boshnjake dhe një parti serbe.

“Përveç DPS që është pjesa më qenësore, janë edhe dy partitë tjera që janë dy krahët socialdemokratë. Ata ia bënë të qartë Abazoviqit që kanë disa kushte. Njëra ka të bëjë me deklarimin për nënshkrimin e marrëveshjes themeltare me kishën ortodokse serbe që e ka premtuar Abazoviq, çështja tjetër është që të mos ketë regjistrim të popullsisë që do të mund të legalizonte një pjesë të malazezëve që jetojnë në Serbi dhe e treta ka të bëjë me çështjen e ‘Open Ballkans’”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm