Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyn në fuqi zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e kësaj të fundit me 12 milje në detin Jon.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministra e Punëve të Jashtme e Greqisë, e cila thekson se dekreti është publikuar urgjent në Fletoren Zyrtare, duke u bërë kështu i vlefshëm.

Kujtojmë se përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shkruan Standard.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me Kryeministrin shqiptar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias, Kryeministri Rama tha se të dyja vendet do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për çështjen e kufirit detar dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike.

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për hyrjen në fuqi të Dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe përcaktimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro në Peloponez

Me publikimin në Fletoren Zyrtare hyn sot në fuqi dekreti presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt e Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.

Edhe Greqia vulos zgjerimin me 12 milje të ujërave territorialë në detin Jon Botë Greqia vulos zgjerimin me 12 milje të ujërave territorialë në detin Jon

Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e rregullores së ratifikuar të Konventës së OKB-së viti 1982 mbi të Drejtën e Detit. Ky dekret përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për të Drejtën e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare.