Greqia miraton dekretin për zgjerimin e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në detin Jon.
Zgjerimi detar i Greqisë përfshin pjesë veriore të ishujve Jon në kepin Tainaro.
Mediat greke e konsiderojnë dekretin si një mesazh të Qeverisë greke për Turqinë.
“Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan “Protothema”, transmeton oranews.
Dekreti presidencial u miratua pasi u paraqit në Gjykatën Supreme nënshkruar nga kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.
Zgjerimi i ujërave territoriale në zonën e detit Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.
Edhe
Hyn në fuqi zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon
Media greke nga ana tjetër nënvizojnë se përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri bashkë-detyruese për ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Zgjidhja e mosmarrëveshjes në një gjykatë ndërkombëtare për caktimin e zonave detare, u ra dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
-
Sipas mediave greke: Athina shpall zgjerimin e kufirit detar me 12 milje, pastaj apelohet në Hagë
-
Sipas Glevin Dervishit, “efekti” i 12 miljeve greke në detin Jon, nuk e prek fare detin territorial të Shqipërisë
-
Greqia paralajmëron ndarjen e detit me Shqipërinë dhe zgjerim 12 milje
-
Turqia kërcënon Greqinë: Pasoja serioze po u zgjeruat qoftë dhe 1 kilometër në det