Përfaqësues nga Hungaria të mërkurën kanë prezantuar teknologjinë për kultivimin e vishnjës në fshatin Gumnishtë të Gjilanit.
Drejtori i Bujqësisë i Gjilanit, Ramiz Ramadani, ka deklaruar me këtë rast para fermerëve se kultivimi i 293 hektarëve me mollë, kumbull, vishnjë, dardhë etj., nuk i plotëson as nevojat e konsumit vendor. Sipas tij, është e nevojshme shtimi i sipërfaqeve të vishnjës nga 100 hektarë në 1 mijë hektarë . “Falë programit të USAID-it për bujqësi, Ambasadës hungareze dhe partnerit strategjik “Kalabria”, këto ditë po mbjellim 50 hektarë me vishnjë në Gjilan, përkatësisht 100 hektarë në Anamoravë” ka thënë Ramadani shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.