Prishtinë, 15 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe zhvillimet në rajon.
Pasi e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë për Kosovën në çdo forum, presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me zgjerimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në të gjithë sektorët.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe për kontributin tuaj në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon”, citon njoftimi presidentin Thaçi.
Duke folur për zhvillimet në Kosovë, ai theksoi se priten vendime të rëndësishme në ditët në vijim, si ai për INTERPOL, për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ndërsa, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, presidenti Thaçi u shpreh se është krijuar një momentum i ri dhe një pajtim global që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë u shpreh në mbështetje të zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe të përpjekjeve për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.
Edhe
Turqia mbështet angazhimet për t’u arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë
“Jemi ndër kontingjentet më të mëdha në KFOR dhe do të rrisim edhe më shumë kontributin tonë, duke dëshmuar përkushtimin tonë për paqe në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë kryediplomati Szijjártó.
Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ministri Szijjártó u shpreh se Hungaria e mbështet marrëveshjen që arrihet si rezultat i bisedimeve në mes dy vendeve, thekson njoftimi.
Presidenti Thaçi në fund të takimit theksoi se marrëdhëniet në mes dy vendeve duhet të thellohen edhe më shumë.
-
Pacolli thotë se Hungaria do vazhdojë ta përkrah Kosovën “aty ku ka nevojë”
-
Hungaria mbështet plotësisht aspiratën e Kosovës për integrim evropian
-
Osmani falënderon Hungarinë për mbështetjen dhe iniciativat që kanë afruar dy vendet
-
Presidentja hungareze premton mbështetje për heqjen e vizave, për dialogun e për rrugën drejt BE-së