Kosova ka mbështetjen e Hungarisë në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe në heqjen e vizave, ka qenë të martën mesazhi që ka përçuar në Kosovë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.
E pas takimit të zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani, ajo ka potencuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, normalisht se duhet të vazhdohet. Është shumë me rëndësi që ky dialog të mos ndalet dhe palët negociuese duhet të gjejnë terrenin e përbashkët dhe të arrijnë që ta ruajnë paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni, sidomos tash kur ka luftë në fqinjësinë tonë, në Ukrainë. Pra, është me rëndësi tejet të madhe që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë”, tha Novak.
Duke folur rreth aplikimit për statusin e vendit kandidat, presidentja Osmani ka vlerësuar të ketë ardhur koha që raportet me BE-në të ngrihen në një nivel tjetër.
“Shpresoj që të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Evropian të kuptojnë se sa e dëmshme do të ishte për rajonin tonë në qoftë se dekurajohet Ballkani Perëndimor nga rruga drejt Bashkimit Evropian duke e vonuar e shtyrë pafundësisht procesin e anëtarësimit të tyre”, tha Osmani.
Presidentja hungareze në Kosovë ka qëndruar për t’i vizituar ushtarët e shtetit të saj që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.