Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hulumtimi tregon se MSA-ja nuk ndikoi në rritjen e afarizmit në Kosovë

Mungesa e lidhjeve biznesore dhe imazhi jo i mirë i Kosovës te vendet evropiane shihen si pengesë në eksportin e mallrave.

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është rritur importi i produkteve nga BE-ja, duke kaluar vlerën e 1.2 miliard eurove gjatë vitit 2017.

Por bazuar në statistika, eksporti ka shënuar trend negativ.

Në bazë të hulumtimit të Odës Amerikane me bizneset në vend, rezulton se te 60 përqind, MSA-ja nuk ka pasur ndikim të theksuar në afarizmin e tyre.

Por reformat fiskale kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes krahasuar me 3 vjet më parë.

Rezultatet janë arritur pas anketimit të 500 bizneseve nga shtatë rajone të vendit.