Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, vizitoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, në Hagë, ku po mbahen në paraburgim.
Hoxhaj shkroi të enjten në Facebook se Thaçin e Veselin nuk i ka parë ndonjëherë më të vendosur për betejën në Hagë. Sipas tij, triumfi i tyre në Hagë do të jetë triumf i Kosovës.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin”, tha Hoxhaj.
Më 5 nëntor 2020, Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.
Në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit e të tjerëve, flitet për “krime lufte, arrestime dhe ndalime të paligjshme, trajtim mizor ose çnjerëzor, tortura dhe vrasje”.
-
Hamza viziton Thaçin e Veselin: Kosova po i numëron ditët e rikthimit të tyre
-
Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Presim kthimin triumfues të tyre sa më parë
-
Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së
-
Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor
-
Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj