Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Podujevës do t’i hapet perspektivë e re në rast se fiton kandidati i kësaj partie, Naim Fetahu.
Nëpërmjet një njoftimi të kësaj partie Hoxhaj, ka thënë se qytetarët e Podujevës janë lodhur me keqqeversjen 20-vjeçare të LDK-së.
“Qytetarët e Podujevës më së miri e dinë se kë duhet ta votojnë me 29 nëntor, për të mirën e komunës së tyre – e ai është Naim Fetahu. Qytetarët janë lodhur nga keq qeverisja 20 vjeçare. Me PDK-në, qytetit të Podujevës do t’i hapet një perspektivë e re, një e ardhme që premton zhvillim e mirëqenie për të gjithë pa dallim”, ka theksuar Enver Hoxhaj.
Sipas njoftimit të PDK-së, kandidati i tyre po merr përkrahje nga të rinjtë, të rejat, burrat e gratë.
-
Fetahu: Do t’i japim fund keqqeverisjes 20-vjeçare në Podujevë
-
Hoxhaj: PDK-ja do ta rigjejë rrugën përsëri deri te besimi qytetar
-
Hoxhaj: PDK-ja ta zgjedhë kryetarin e ardhshëm, Konventa duhet të mbahet gjatë këtij muaji
-
Hoxhaj: PDK-ja s’do të jetë pjesë e qeverisë me VV-në
-
Kronika Zgjedhore/ Hoxhaj: Demokracia është në pikëpyetje, vetëm PDK-ja mund ta dërgojë Kosovën përpara