Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj bashkëpunimit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me OJQ-në “Misioni Humanitar Rus”, bashkëpunim ky i cili pretendon se po bëhet për t’i ndihmuar serbët e Kosovës.
Në një reagim nëpërmjet Twitter, ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe zëvendëskryeministër aktual ka thënë se “Misioni humanitar rus në Kosovë” është vetëm një maskë që ka për qëllim ta kthejë prapa investimin qëllim mirë të perëndimit në rajon”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në Kosovë duke i maskuar strukturat paralele si shërbime humanitare të ofruara nga OJQ-të ruse.
Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se Marko Gjuriq dhe zyra e tij në Beograd janë duke shërbyer si dorë e zgjatur e ndërhyrjes hibride të Rusisë me qëllim të dëmtimit të stabilitetit të udhëhequr nga ShBA’ja dhe BE-ja në Ballkan.