Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot personalisht në aeroportin e Prishtinës homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel.
Ministri Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Gabriel për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe miqësinë e Gjermanisë ndër dekada.
Në një postim në Twitter Hoxhaj ka shkruar se Gjermania është shtet mik dhe partner strategjik për Kosovën. Në anën tjetër, Hoxhaj do të zhvillojë edhe takim dy palësh me homologun e tij, si dhe më pas do të kenë konferencë të përbashkët për media.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxhaj: Gjermania mbështet Kosovën në procesin e integrimeve
-
Hoxhaj në Berlin për liberalizimin e vizave
-
Hoxhaj takohet me këshilltarin e Merkelit, merr mbështetje për anëtarësimin në OKB
-
Thaçi: Gjermania mbetet një partner strategjik i Kosovës
-
Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë