Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me pajtimin për hapjen e arkivave mes Kosovës dhe Serbisë, po barazohet viktima me agresorin.
Hoxhaj tutje ka shkruar në Facebook se as në ëndrrën e tij më të keqe nuk mund ta përjetonte këtë ditë.
“As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe! Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Pas takimit dyditor në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij serb, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi më herët gjatë ditës së ishin dakorduar me palën serbe për hapjen e të gjitha arkivave. Një deklaratë e tillë ka ngjallur shumë reagime nga opozita e OVL e UÇK-së.
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Hoxhaj: PDK-ja nuk zbaton asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk është nënshkruar nga Kosova
-
Hoxhaj: Kurti kapitulloi duke hequr njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjën
-
Hoxhaj: S’duhet të ketë proces politik në veri pa serbët
-
Hoxhaj: Javë fatale për Kosovën, u pranua Asociacioni pa njohje