Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Kosova i falënderohet NATO-s që e shpëtoi popullin e saj

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka kujtuar bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë së Sllobodan Millosheviqit.

“24 marsi na kthen kujtimet kur bota intervenoi për t’i ndalur krimet dhe gjakderdhjen që po ndodhte në Kosovë, për shkak të politikave të spastrimit etnik të shtetit serb. Kosova gjithmonë do t’u jetë falënderuese miqve të saj dhe secilit shtet anëtar të NATO-së për intervenimin që shpëtoi Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Hoxhaj.