Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur NATO-ja nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake serbe. 

Ajo ka thënë se bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.

“Si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që kishte marrë trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore mbi caqet policore dhe ushtarake serbe për 78 ditë. Gjatë kësaj periudhe, ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. 

Ajo ka thënë se nderojnë me mirënjohje rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

“Jemi përherë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në momentet më të vështira”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo përditësimet tjera
Bombardimet -NATO

27 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake e policore serbe

Më 24 mars para 27 vjetësh, nisi fushata e bombardimeve ajrore ndaj Jugosllavisë për ndaljen e...