Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët e Kosovës për lirimin e Haradinajt.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se gjykata e Colmarit vetëmse ka vërtetuar pafajësinë e Haradinajt, për të cilën Kosova ka qenë e sigurt nga fillimi.
“Një lajm i jashtëzakonshëm këtë mëngjes. Më në fund gjykata e Colmarit ka vërtetuar ato qe ne në Kosovë i kemi pasur të qarta nga fillimi, që Ramush Haradinaj është i pafajshëm dhe duhet të lirohet për t'iu bashkuar familjes, qytetarëve dhe Kosovës. Mirënjohje shtetit të Francës dhe diplomatëve të Kosovës për angazhimin. Urime”, ka shkruar Hoxhaj.
Artikuj të ngjashëm
-
MPJ e Shqipërisë përshëndet vendimin e Gjykatës së Colmarit
-
Hoxhaj për Haradinajn: Pas kthimit të Veselit nga SHBA-ja do t’i diskutojmë hapat e ardhshëm
-
Hoxhaj në Bruksel: Vendimi për demarkacionin, çështje ditësh
-
Qosja: Haradinaj u kthye çlirimtar në Kosovë
-
Triumfi i tretë në drejtësi i Ramush Haradinajt