Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur përsëri presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në lidhje me deklaratat e tij për tregun e përbashkët të bëra në Davos, ku edhe e ka pranuar se ishte ideja e tij krijimi i një tregu të përbashkët.
“Vazhdoj ta promovoj idenë time për një treg të përbashkët në Ballkan”, ka thënë Vuçiq, citojnë mediat serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes llogarisë në Twitter, Hoxhaj e ka refuzuar kategorikisht idenë e tregut të përbashkët në Ballkan, i cili është ide me qëllimin e vetëm, kthimin e dominimit të Serbisë në aspektin ekonomik në rajon.
“Faleminderit, por jo. Faleminderit. Kurrë nuk do të ketë Jugosllavi të re dhe i vetmi treg i përbashkët i Ballkanit, do të jetë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hoxhaj.
Ideja e tregut të përbashkët, e iniciuar nga Vuçiq, nga është konsideruar e dëmshme për Kosovën, pasi që do t’i ulte ndjeshëm të ardhurat nga doganat, ndërkohë që përfitimet më të mëdha nga shtetet e Ballkanit do t’i kishte Serbia.
Këtë ide e kishte kundërshtuar Isa Mustafa, atëherë kryeministër i Kosovës, si dhe Hoxhaj, kur mbante pozitën e Ministrit të Jashtëm.