Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nga një aktiviste politike sikurse u prezantua e cila propagandonte në mënyrën më të turpshme kundër shtetit të Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net .
“Sulmi i tillë i ulët, përderisa Ambasadorja Çitaku po e përfaqësonte shtetin e Kosovës, në një bashkëbisedim me Ambasadorin Christopher Hill në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, është sulm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të shtetit sikurse Ambasadorja Çitaku por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vetë imazhit të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxhaj: Serbia po na godet nëpër botë, e Qeveria jonë po merret me akte populiste
-
Çitaku lë pozitën e ambasadores në SHBA
-
Vjen reagimi i Vlora Çitakut rreth (mos) njohjes nga Xhamajka
-
Konjufca paralajmëron masa rreth (mos) njohjes nga Xhamajka
-
Pacolli: Nëse lajmi për njohjen nga Xhamajka nuk është i vërtetë, Çitaku të shkarkohet