Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se për njohjen nga Xhamajka u informuan nga ambasadorja Vlora Çitaku.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.
“Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, ka thënë ai.
-
MPJ-ja ende në shqyrtim të veprimeve rreth (mos) njohjes nga Xhamajka
-
Sipas PDK-së, Konjufca është përgjegjës për skandalin me Xhamajkën
-
Vjen reagimi i Vlora Çitakut rreth (mos) njohjes nga Xhamajka
-
Zyra e Presidentit thotë se lajmin për njohjen nga Xhamajka e morën zyrtarisht nga Çitaku
-
Pacolli: Nëse lajmi për njohjen nga Xhamajka nuk është i vërtetë, Çitaku të shkarkohet