Vlora Çitaku ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se do ta lë pozitën e ambasadores në SHBA.
Gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i ka propozuar presidentit që t’i kthejë në Prishtinë shtatë ambasadorë të zgjedhur me çelës politik, në mesin e të cilëve ishte edhe Çitaku.
Ambasadorja ka thënë se është e vetëdijshme se kthimi i saj mund të bëhet vetëm me vendim të presidentit, por vendimin për ta lënë pozitën e ka marrë për ta respektuar kërkesën e Qeverisë.
Në vijim, postimi i plotë i ambasdores Çitaku.
“Përshëndetje nga Washingtoni
Edhe
Çitaku, e përfolur si kandidate e PDK-së për presidente, kthehet nga Washingtoni
Para pak orësh, në të njëjtën kohë me publikimin e lajmit në Facebook, kam pranuar në email njoftimin për kërkesën përmes së cilës Ministri i Punëve të Jashtme Z.Glauk Konjufca ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës largimin tim nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA.
Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emëroj dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar.
Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.
Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës.
Edhe
Çitaku: Qeveria po e pezullon politikën e jashtme
Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë.
Shpresoj që Institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejtë për pasuesen/pasuesin tim.
Ambasadores/Ambasadorit që do vije pas meje, do t’ia ofrojë bashkëpunimin tim të plotë dhe pakursyer.
Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që me nder dhe përgjegjësi t’iu shërbej tre Kryeministrave dhe dy Presidentëve.
Në SHBA e kam përfaqësuar Kosovën siç kam ditur më së miri.
Edhe
Çitaku: Përfaqësimi i Kosovës në SHBA ishte nderi i jetës sime
Frymëzimi im gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten qytetarët e Kosovës, të cilët i kam përfaqësuar në Ëashington. Mesazhi im në kryeqytetin Amerikan ka qenë pikërisht jehona e historive të tyre të rimëkëmbjes.
Nuk ka Ambasador të përjetshëm. E përjetshme është vetëm Kosova dhe shërbimi për të”.