Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, njëherit nënkryetare e PDK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës po e pezullon politikën e jashtme.
Ajo ka thënë se nga sot shumica e ambasadave të Kosovës janë pa titullar, pa shef misioni dhe pa të ngarkuar me punë.
“Nga sot, shumica e Ambasadave të Republikës së Kosovës janë pa titullar. Pa shef misioni, dhe pa të ngarkuar me punë. Ka edhe ambasada të cilave u është vënë dryni. Kjo është papërgjegjësi totale ndaj shtetit. Kjo është suspendim i politikës së jashtme. Qeveria dhe Presidenca kanë pasur mjaftueshëm kohë që të përzgjedhin Ambasadorët. Nuk ka asnjë arsyetim. Papërgjegjësi ndaj shtetit dhe mungesë konsiderate për shtetin nikoqir. Në diplomaci, nëse e tërheqë shefin e misionit, pa dërguar emrin e pasuesit, një shtet dërgon mesazh”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Çitaku: Qesharake dhe e turpshme deklarata e Kurtit për pezullimin e Dialogut Strategjik
-
Çitaku: Problemet e Amerikës s’mund të jenë tuat, Albin, edhe sikur të doje ti
-
PDK-ja e kritikon Kurtin për prishje të raporteve me SHBA-në
-
Masa e SHBA-së mund ta përshpejtojë formimin e qeverisë, thonë njohësit