Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se RTK-ja po degradohet çdo ditë e më shumë dhe se institucionet po heshtin lidhur me këtë.
“Problemi në RTK është që gjendja atje po degradon dita ditës. Sindikata në kohë reale i ka ngritur problemet por institucionet që është dashur të veprojnë kanë heshtur, kështu që këta kanë vazhduar me ato vendime në dëm të institucionit duke dashur të shuajnë edhe zërin sindikal. Mirëpo ne nuk jemi ndalë dhe nuk do të ndalemi në interes të RTK-së. Do t’i përkrahim punët e mira por gjithmonë do të jemi kritik ndaj punëve të këqija”, ka thënë Hoxha.
Ai ka thënë se shpeshherë është shpallur si njeri i rrezikshëm nga udhëheqësit e RTK-së për shkak të deklaratave të tij lidhur me problemet në RTK.
-
Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së
-
Sindikata e RTK-së apel deputetëve që nesër të veprojnë me përgjegjësi
-
RTK-ja dënohet me 3 mijë euro gjobë për degradimin e kryesindikalistit
-
Kryetari i Sindikatës së RTK-së: I shkarkuari Berisha dhe shkarkuesit s’dallojnë shumë
-
Kryetari i Sindikatës denoncon punësimet e paligjshme në RTK