Me ftesë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë si paneliste në Tryezën e diskutimit me temë: Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë, njofotn kumtesa, transmeton Koha.net.
Ajo ka theksuar se Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë lansuar Agjendën e Reformave (ERA). ERA parasheh zbatimin e 22 prioriteteve nga një varg institucionesh.
“Deri më tani ka progres të konsiderueshëm, ky progres është avancuar sidomos pas miratimit të 11 ligjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sa i përket sundimit të ligjit ndër të arriturat më të mëdha është miratimi I ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe miratimi I ndryshimit te ligjit për prokurorinë e shtetit.Në këtë drejtim, ka pasur progres edhe në një numër prioriteteve”, theksoi Hoxha.
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Terras: E ardhmja e Kosovës qëndron në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kosova rrezikon t’i humbë milionat e Planit të Rritjes për pak javë, fajësohet bllokada politike