Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar deputetët e partive të djathta evropiane, të njohura si partitë EPP, Andrey Kovatchev, Asim Ademov, Adam Szejnfeld dhe Olivier le Sawc, këshilltar politik.
Ministrja ka theksuar të arriturat në procesin integrues dhe sfidat e këtij procesi, duke theksuar se presim këtë vit liberalizimin e vizave.
“Rruga jonë nuk ka alternativë, ne jemi të përkushtuar fuqishëm për procesin integrues dhe të gjitha kushtet i kemi përmbushur që sivjet, qytetarët tanë të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar në zbatimin e MSA-së, Agjendën Evropiane të Reformave si dhe reformat tjera nga rekomandimet e Brukselit”, theksoi Hoxha, duke theksuar se pret mbështetjen e pakursyer të grupit të partive të djathta, EPP, që sivjet të arrihet liberalizimi i vizave.
Deputetët theksuan se Partitë Popullore në Parlamentin Evropian janë ndër grupet më të fuqishme parlamentare dhe se Kosovën e shohin dhe e njohin si pjesë të këtyre vlerave që besojnë se Evropa është një bashkësi e madhe vlerash dhe parimesh, ndër themeloret janë liria, përgjegjësia, drejtësia, siguria, respekti për dinjitetin e jetës njerëzore dhe barazia gjinore, me një theks të veçantë për solidaritetin midis evropianëve.
“Përkrahja”, theksuan eurodeputetët, “për Kosovën nuk do të mungojë as në të ardhmen”, por kërkuan që përkushtimi i institucioneve në procesin integrues të jetë maksimal, në rend të parë fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave.
-
Hoxha: Kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv për vizat nga BE-ja
-
Hoxha pas zgjedhjeve në BE: Presim vendim sa më të shpejtë për lëvizjen e lirë
-
Pas zgjedhjeve parlamentare në BE pritet aktualizimi i proceseve pozitive për Kosovën
-
Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim
-
Hoxha në Francë: Pas zgjedhjeve në PE presim liberalizimin e vizave