Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Kosova po hyn në mesin e shteteve problematike

Abit Hoxha, ligjërues për media dhe konflikt në Universitetin e Agderit në Norvegji, ka thënë se pritjet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë janë të ndryshme. Sipas tij, pritjet nga Qeveria e Kosovës kanë qenë vendimet kozmetike, që të lëshojë pe.

Ai ka shtuar se në vend mund të bëhej një politikë simbolike, që siç ka sqaruar ai, tërheqja e kryetarit të Leposaviqit nuk do të thoshte tërheqje nga Leposaviqi, por do të nënkuptonte “lëshim simbolik”.

Sipas Hoxhës, opsioni më i mirë i Qeverisë do të ishte të bënte deklarime më të buta, e veprime më të forta.

“Prej Kosovës ka pritje të ndryshme prej Serbisë, këtë e thotë edhe Blinken, sepse Kosova është në rrugë të duhur për integrime euroatlantike, ndërsa Serbia ka indikacione të qarta se nuk është në rrugë për integrime. Pritjet nga Kosova janë të ndryshme prej Serbisë. Pritjet prej Qeverisë së Kosovës nuk kanë qenë të ndërlidhura me veprime, por siç duket kanë pritur të jenë kozmetike këto vendime, pra simbolikisht njësitë speciale prej veriut kanë mundur të tërhiqen. Lëshimi pe në tryezën politike nuk do të thotë moskontroll i veriut. Gabimi ndoshta ka qenë taktik në komunikimin përmes mediave me BE-në, në këto deklarimet e forta. Opsion më i mirë do të ishte që deklarimet të jenë më të buta e veprimet më të forta”, ka thënë ai në Interaktiv. 

Hoxha ka deklaruar se relacioni i BE-së me presidentin serb ka ndryshuar së fundmi dhe kjo sipas tij mund të ndikojë te çështja e marrjes së masave kundër Serbisë.

“Kosovës nuk i takon t’i tregojë BE-së sa autokratik dhe pro-rus është Serbia apo lideri serb, BE-ja dhe SHBA-ja e dinë më mirë se ne, prandaj pritjet janë të ndryshme. Pres të ketë sanksione të ndryshme për Serbinë, por duket se relacioni i BE-së ndaj Serbisë ka ndryshuar me veprimet gjeopolitike të fundit dhe takimin e Vuçiqit me Zelenskyn”.

Edhe Hoxha – Gjuriqit: Të lihen retorikat e panevojshme, njohja e Kosovës  kontribut për paqen Arbëri Hoxha – Gjuriqit: Të lihen retorikat e panevojshme, njohja e Kosovës kontribut për paqen

Ai ka theksuar se lidershipi i Kosovës ka rënë në grackën e Serbisë pa menduar pasojat afatgjate, duke shtuar se Kosova tani po hyn në mesin e shteteve problematike, shtete që nuk i kanë punët mirë me BE-në e SHBA-në.

“Situata mund të agravojë gjithnjë më tutje. Dëmi në sferën publike vetëm se është bë. Është kosto shumë e lartë që Kosova do ta paguajë dhe kjo është arritë falë dinakërisë, politikave serbe që kanë krijuar gracka për lidershipin e Kosovës që të bien në to. Lidershipi i Kosovës ka rënë në gracka duke mos pa pasojat afatgjata. Pasoja më afatgjate është se Kosova tani hyn në narracionin e shteteve problematike që nuk janë të dëgjueshme, nuk kanë raport të mirë me BE-në dhe SHBA-në. Ky është dënimi më i madh për lidershipin e Kosovës”.