Sot, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, u prit në takim nga Stephan Mayer, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.
Siç thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie, Hoxha e njoftoi Sekretarin e shtetit për reformat e ndërmarra dhe kushtet e plotësuara për liberalizimin e vizave.
“Theksoi se kushtet janë përmbushur dhe qytetarët e Kosovës presin që BE-ja të njohë të arriturat dhe të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatë.
Tutje, ajo foli për reformat e ndërmarra në fushën e migracionit, me theks të veçantë në reformat legjislative të cilat fuqizojnë kontrollin e kufijve dhe politikat ndaj të huajve dhe azilit.
“Kosova nuk paraqet rrezik sa i përket migracionit ilegal sepse kemi gjithë infrastrukturën e duhur ligjore dhe institucionale”, ka thënë Hoxha.
Në këtë kontekst, ajo kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën duke qenë se MPB është pjesë e procesit të vendimmarrjes.
-
Hoxha nga Austria kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave
-
Gjermania, konsistente në qëndrimet e saj rreth të ardhmes së Kosovës
-
Hoxha takohet me Hahnin, i kërkon përshpejtimin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave
-
Ministrja Hoxha kërkon mbështetjen e Bundestagut gjerman për liberalizimin e vizave
-
Ministrja Hoxha takoi homologun gjerman, kërkon liberalizimin e vizave