Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, e ka akuzuar për mashtrim partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se në opozitë e ka shfrytëzuar shoqërinë civile për agjendë, e tash “nuk e lënë të jetë pjesë e proceseve”.
Pasi ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastruktruës, Liburn Aliu, u padit nga disa organizata, deputetja Hoxha ka shkruar se ai kishte lëshuar leje ujore e mjedisore fshehurazi dhe pa proces me komunitetin.
“Ministri paska lëshu leje ujore e mjedisore fshehurazi e pa proces me komunitet gjë që kërkohet me ligjin për ujërat dhe ligjet e tjera në fuqi. Krejt agjenda e LVV në opozitë ka qenë kundër qymyrit se duhet me pas mjedis ma të mirë, e njëkohësisht edhe kundër çdo operatori të burimeve të ripërtërishme duke e demonizuar secilin akter e proces. Kur erdhi në pushtet Strategjia e tij për Energji e ka kryefjalë qymyrin, operatorët privat të BRRE-ve por jo edhe mjedisin si e drejt e garantuar me Kushtetutë për secilin qytetarë të Kosovës. E kanë shfrytëzuar shoqërinë civile për agjendën e vet për pushtet dhe sot të njëjtën e shpërfillin dhe nuk e lënë të jetë pjesë e proceseve”, ka thënë deputetja e PDK-së.
Deputetja Hoxha ka pyetur se çka po fsheh ministri Aliu, duke kërkuar që dokumentet zyrtare të jenë të qasshme.
“Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në ëeb dhe nuk janë të qasshme?Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?...Këta në momentin që kanë ardhur në pushtet - Qeveria Kurti 1 kanë kërkuar Themelim të Komisionit Hetimor Parlamentar për hidrocentrale duke u thirrur në procese jo transparente e pa përfshirje të qytetarit. Dhe sot, Ministri bënë të kundërtën mbi kauzën mbi të cilën ishte rritur e ngritur si akter e parti. Mashtrues të paparë”, ka thënë ajo.