Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, të shtunën ka vizituar pjesëtarët amerikanë të KFOR-it në kampin “Notting Hill” që gjendet në komunën e Leposaviqit.
Ambasadori amerikan shoqërohej nga komandanti i Komandës Rajonale Lindje, kolonel Jason Baker.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e njoftoi Hovenierin për kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së përhershme në mbarë Kosovën.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.