Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë.
Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në këta 15 vjet.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 vjetëve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme dhe për partneritetin me popullin kosovar”, ka shkruar Hovenier.
Artikuj të ngjashëm
-
Hovenier: Të arriturat e Kosovës gjatë 14 vjetëve janë të jashtëzakonshme
-
Hovenier: Çka ka arritur Kosova është e jashtëzakonshme, krenar që ju kemi partner
-
Hovenier: Jemi krenarë për mbështetjen që i kemi dhënë Kosovës
-
Hovenier: I përkushtuar për mbështetjen e partneritetit Kosovë – SHBA
-
Rohde: Për 17 vjet, Kosova bëri hapa të jashtëzakonshëm në demokraci