Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës në 14-vjetorin e pavarësisë. Përmes një videoje, ai ka thënë se Kosova për 14 vjet shtet ka qenë partner i besueshëm i SHBA-së.
“Të arriturat e Kosovës përgjatë 14 viteve të shkuara janë të jashtëzakonshme, demokraci e gjallë, ekonomi e aftë dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj. SHBA-ja është krenare ta quaj Kosovën partnere dhe mike”, ka thënë ai.
Hovenier ka dhënë edhe një premtim.
“Ndërsa festojmë këtë ditë të shënuar, ju premtoj se partneriteti i qëndrueshëm mes dy vendeve tona, mes Kosovës dhe SHBA-së, do të vazhdojë vetëm të rritet në vitet në vijim”, ka thënë ai, duke shtuar se partneriteti do të rritet duke e mbështetur përparimin e dialogut. “Duam ta shohim Kosovën plotësisht të angazhuar në rajon dhe të integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”. \
Ai ka shtuar se duhet të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje, “pa e sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial apo duke shkelur Kushtetutën e saj”.
-
Hovenier: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në këta 15 vjet
-
Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, Hovenier: Ishim e do të jemi me Kosovën
-
Hovenier: Çka ka arritur Kosova është e jashtëzakonshme, krenar që ju kemi partner
-
Hovenier: Jemi partnerë me popullin e Kosovës për vizionin e Kushtetutës
-
Hovenier: Kosova t’i përmbushë idealet e Deklaratës së Pavarësisë së saj