Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier ka reaguar pas votimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror, duke thënë se mënyra se si KPK-ja ka zhvilluar procedurat e përzgjedhjes ka dëmtuar besimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri që të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita.
“Fakti që anëtarët e KPK-së e shpërfillën ligjin ankesat dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bien ndesh me atë standard. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kandidat të preferuar dhe as nuk kemi gjykuar kualifikimet e kandidatëve individualë. Ne jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK-ja i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimit tonë në KPK si institucion publik”, ka shkruar diplomati amerikan.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke përfshirë anëtarë të Ambasadës amerikane, morën pjesë në procedurën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur kryeprokurorin e ardhshëm, por prania e tyre si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit, ka shtuar ai.
-
Kryeprokurori i ri nxit reagimin e ndërkombëtarëve
-
Hovenier kërkon proces të drejtë të përzgjedhjes së kryeprokurorëve të prokurorive themelore
-
Ambasada e SHBA-së: Përzgjedhja e kryeprokurorit duhet të jetë e bazuar në merita
-
Hovenier: Ka forca të huaja që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës
-
Hovenier: Ka aktorë të huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës