Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është shumë e rëndësishme që sot në Kuvend të miratohet rishikimi i buxhetit dhe të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 14:00 seancën e së premtes.
“Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante e kredi. Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Sipas Qeverisë, si pasojë e mosvotimit të rishikimit të buxhetit, ndihmat për qytetarët dhe bizneset, të parapara me Pakon e Emergjencës, janë ndalur.
-
Hoti kontakton grupet parlamentare, diskuton për buxhetin
-
Hoti thotë se po angazhohet që Kuvendi të mos shpërndahet pa miratimin e buxhetit 2021
-
Hoti: Së shpejti do ta dërgojmë në Kuvend buxhetin për vitin 2021
-
Hoti thotë se s’ka dakordim mes partive për miratimin e Buxhetit 2021
-
Hoti kërkon pajtim për miratimin e një pakoje prej 182 milionë eurosh për rimëkëmbje