Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë. Aty ka paralajmëruar pako të re për, siç tha ai, rimëkëmbje ekonomike.
Hoti ka theksuar se përkundër situatës sfiduese në kohën e përballjes me pandeminë Covid-19, Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.
“Kryeministri Hoti ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg. Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij Këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm”, thuhet në kumtesën e kryeministrisë.
-
Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes
-
Shpaloset programi për rimëkëmbje, Hoti thotë se do të rriten disa pensione
-
Hoti thotë se po angazhohet që Kuvendi të mos shpërndahet pa miratimin e buxhetit 2021
-
ATK-ja inkasoi 39 milionë euro më pak të hyra, Hoti paralajmëron pako të re fiskale
-
Hoti: Situata me COVID-19 nuk pritet të përmirësohet