Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti thotë se vendi nuk mund të qeveriset nga pakica

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit është ndërprerë për shkak të mungesës së shumicës parlamentare.

Ai ka thënë se koalicioni i tashëm qeverisës nuk ka pasur asnjëherë shumicën, përveç në ditën kur u zgjodh Qeveria.

Sipas tij, Kosova nuk mund të qeverisët nga pakica, andaj ka thënë ai, LDK do të punojë drejt organizimit të zgjedhjeve të lira.

Ky është komenti i tij i plotë:

Grupi Parlamentar i LDK-së

Edhe Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës Arbëri Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare.

Në fakt, ky koalicion asnjëherë nuk ka pasur shumicë në Kuvendin e Kosovës, përveç ditës kur u zgjodh Qeveria.

Vendi nuk mund të qeveriset nga koalicioni i pakicës, i cili nuk ka legjitimitet.

Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të përkrahë vazhdimin e kësaj forme të qeverisjes, ku një pakicë ka uzurpuar institucionet shtetërore.

Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja që të mos dëmtohet demokracia.

Gjuha e ashpër dhe fyese e koalicionit të pakicës ndaj partive opozitare e thellon më tutje krizën institucionale.

Ne ftojmë për përgjegjësi politike dhe institucionale nga të gjithë.

Edhe Hoti: Kuvendi po mbahet peng nga PAN-i, një pakicë qeverisëse e pa legjitimitet Arbëri Hoti: Kuvendi po mbahet peng nga PAN-i, një pakicë qeverisëse e pa legjitimitet

Ne do të punojmë me të gjitha forcat politike opozitare dhe forcat e tjera progresive në Kuvendin e Kosovës që të dalim nga kjo krizë institucionale, vetëm përmes organizimit të zgjedhjeve të lira.

Insistimi për të vazhduar me këtë dhunim të demokracisë do të dëmtojë proceset afatgjate politike në Kosovës.