Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Kuvendi po mbahet peng nga PAN-i, një pakicë qeverisëse e pa legjitimitet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i, një pakicë qeverisëse, që siç e përshkruan ai, është pa legjitimitet që po e shfrytëzon situatën e krijuar nga mungesa e një grupi të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë.

“Në sesionin vjeshtor 2018, të 11 seancat e filluara patën mbetur të hapura. Pikat e rendit të ditës të atyre seancave u bartur në këtë vit. Sivjet prapë është e njëjta situatë. Janë 8 seanca të hapura me 61 pika të rendit të ditës”, shkruan Hoti në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I gjendur në një situatë të tillë të pafuqisë politike, shkruan Hoti, për të siguruar funksionimin e rregullt të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, si shef i PAN-it, “i lut tani grupet parlamentare që t’i diskutojnë çështjet që presin për votim me deputetë dhe të dakordohen për datën e votimit të tyre”.

“Deputetët e opozitës janë duke folur qartë për gati një vit. Përmes mos votimit, deputetët e opozitës i kanë treguar koalicionit PAN se nuk ka legjitimitet për të qeverisur”, përfundon Hoti.