Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth dialogut me Serbinë që për konkluzion, ka njohjen reciproke.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut të tij, Hoti thotë se pengesat e vetëshkaktuara, nuk e ndihmojnë këtë proces.
“Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës. Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë”, shkruan Hoti.
Hoti, tutje thotë se “Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.
“Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin. Pengesat e vetëshkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmojnë, përkundrazi”, shkruan tutje Hoti,
Në fund, zv/kryeministri Hoti thekson se “Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë”.
-
Hoti: Qeveria në dialog udhëhiqet nga parimet dhe objektivat
-
Hoti: Do t’i heqim të gjitha pengesat që t’i japim frymë dialogut
-
Hoti: Kosovën e ruajt Zoti, se zot shtëpie s’ka momentalisht
-
Hoti: Kosovës iu bë dëm i madh kur Qeveria aktuale braktisi dialogun për njohje reciproke
-
Hoti: Takimi i sotëm për targat e kthen Kosovën në dialog teknik