Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Qeveria në dialog udhëhiqet nga parimet dhe objektivat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në raportimin e tij në Kuvend për procesin e dialogut, se Qeveria që ai udhëheq në dialogun me Serbinë udhëhiqet nga disa parime dhe objektiva.

Sipas tij, qeveria udhërrëfyes për këtë dialog e ka platformën “që bazohet në Kushtetutën e Kosovës”.

Ka thënë se kjo platformë e cilëson të panegociueshëm integritetin territorial dhe organizimin kushtetues, se sistemi monetar i Kosovës s’mund të preket e se marrëveshja duhet të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Sipas tij, objektiv në këtë dialog është njohja e plotë reciproke.

Ai ka shtuar se marrëveshja finale duhet të përmbajë detyrimin e Bashkimit Evropian për të përmbyllur procesin e njohjes së Kosovës nga pesë vendet që nuk e njohin si dhe duhet të ketë shfuqizim të Rezolutës 1244 e anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Hoti ka thënë se në këtë proces duhet të adresohen të gjitha çështjet e hapura.

Edhe Hoti: Takimi i sotëm për targat e kthen Kosovën në dialog teknik Arbëri Hoti: Takimi i sotëm për targat e kthen Kosovën në dialog teknik

Ai ka thënë se në rrethanat e reja “jemi protagonistë për të arritur marrëveshje për njohje reciproke”.

Teksa ka refuzuar ta quajë dialog teknik, Hoti ka thënë se në procesin që po zhvillohet po kërkohet normalizim i plotë i raporteve mes Kosovës e Serbisë.

I pari i Qeverisë ka shtuar se ndërkombëtarët i kanë konfirmuar se procesi i dialogut është i kufizuar në kohë, ndërsa e ka vlerësuar momentum të ri ndërkombëtar bashkërendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Bashkimin Evropian për procesin e dialogut.

Sipas tij, kjo ka qenë vështirë e arritshme “pas lëndimit të raporteve viteve të fundit”.

Edhe Hoti publikon dokumentet për dialog të cilat thotë se ia ka dorëzuar Kurtit Arbëri Hoti publikon dokumentet për dialog të cilat thotë se ia ka dorëzuar Kurtit

Ai e ka quajtur fitore të madhe për Kosovën, marrëveshjen e Washingtonit. Sipas tij, kjo i hap rrugë investimeve në Kosovë për ta kthyer në qendër të rajonit.

Për procesin e Brukselit, Hoti ka thënë se në takimin e fundit ka shtruar çështjet që lidhen me obligimet financiare, ndërsa “për Asociacionin kemi thënë se ka marrëveshje parime dhe aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese”.