Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan dje nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik.

Hoti përmes një komunikate për media, i ka ftuar qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë.

Por, ka theksuar se integritetit fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.

“Kryeministri Hoti, kërkon nga Prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia”, thuhet në njoftim.