Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti falënderon ndërkombëtarët dhe Shqipërinë për lirimin e policëve

Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë.

Ai ka falënderuar ndërkombëtarët për lirimin e policëve.

Ka shtuar se një angazhim të fuqishëm e ka pasur edhe Shqipëria.

“Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë. Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”, ka shkruar ai.