Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut.
Ai ka thënë se duhet raportuar rastet dhe se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe se do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjithëve pa përjashtime.
“Situata e pandemisë nuk guxon te përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë se tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjithëve pa përjashtim. Raportoni rastet”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Të shtunën ishte raportuar se testet PCR për Sars-CoV-2 në laboratorin privat të licencuar në Prishtinë po kushtojnë deri 200 euro.
-
Hoti-Qeverisë: Ju kemi thënë se nuk bëhet politikë me pandeminë
-
Hoti kërkon mbikëqyrje më të madhe të të infektuarve nëpër komuna
-
Kërcënon Hoti: S’do të kursejmë askënd në fushatë
-
Hoti thotë se po angazhohet që Kuvendi të mos shpërndahet pa miratimin e buxhetit 2021
-
Hoti: Së shpejti masat shtesë në luftimin e koronavirusit