Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona te Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave te zhdukur. Ai ka folur në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ku ka thënë se nuk duhet të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë pa qenë primare aty çështja e personave të zhdukur.
“Nuk mendoj që duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë në asnjë formë pa qenë primare pa qenë e trajtuar shumë seriozisht çështja e personave të zhdukur në këtë marrëveshje. Nuk do të duhej të arrihej një marrëveshje e tillë finale pa çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti. “Serbia ka hezituar me dhënë informacione dhe ne gati nuk kemi asnjë informacion prej Serbisë sidomos gjatë këtyre dy viteve te fundit, për vendndodhjen e personave të zhdukur”.
Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 delegacioni i Kosovës ka zhvilluar 11 takime rajonale dhe 7 me palën serbe.
Ai ka thënë se kërkojnë të qasen në regjionin e Rashkës dhe Novi Pazarit, gjithashtu ka bërë të ditur se kanë kërkuar mundësinë e rikthimit në Batajnicë dhe Peruqac.
Ndërsa lidhur me Projektligjin për persona të zhdukur, Hoti ka thënë se familjarët kërkojnë të drejtën e pensionit.
“Ne kemi themeluar grupin punues dhe jemi në fazën ku preket me një pikë një ligj tjetër që është ligji për pensione. Njëra prej kërkesave të familjarëve është e drejta e pensionit. Ligji për persona të zhdukur nuk i parasheh pensionet, benefitet në fakt, sepse ligji rregullon punën e komisionit dhe nuk parasheh anën financiare”, ka thënë ai.
Edhe
Hoti: S’duhet të arrihet marrëveshje me Serbinë pa u trajtuar çështja e të zhdukurve
Ai ka thënë se për këtë kanë themeluar një grup punues i cili deri tani ta mbajtur dy takime.
Ndërsa Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ka kritikuar të gjitha qeveritë deri tani sipas tij për mosangazhim për të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur.
“Është shkelur çdo e drejtë e familjarit, qoftë të zhdukurve, qoftë të vrarëve, qoftë e veteranëve, sepse me 170 euro nuk bëhet jetë, nuk shkollohen fëmijë. Familjarët janë në ankth, në pritje për më të dashurit e tyre, edhe po t’u japësh miliona nuk do të jenë të kënaqur”, ka thënë ai. /KSP
-
Hoti i shkruan Kallasit, kërkon të merren hapa vendimtarë për çështjen e të zhdukurve
-
Hoti: Nuk ka zgjidhje tjetër përveç kushtëzimit të Serbisë nga BE-ja
-
Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimit të Komisionit të përbashkët për të zhdukurit
-
Hoti: Serbia për ta zvarritur marrëveshjen për të zhdukurit po tenton ta përfshijë UNMIK-un