Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë qeverisjes së koalicionit PAN, gjendja ekonomike në vend është përkeqësuar.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë kësaj qeverisjeje, trendi i të hyrave ka rënë dhe shpenzimet janë rritur.
Ai thotë se importi është rritur ndërkaq eksporti është i njëjtë.
Hoti tutje ka shtuar se edhe papunësia është rritur.
Ai në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video përmes së cilës janë krahasuar treguesit ekonomik në kohen e qeverisjes së PDK-së, LDK-së dhe koalicionit PAN, e që sipas tij, shifrat tregojnë se LDK-ja ka performuar më mirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti me kritika për Qeverinë: Mandati më i dobët qeverisë ndonjëherë
-
Hoti: Kurti e varfëroi Kosovën
-
Hoti e akuzon Kurtin për shtrembërim të të dhënave për importe dhe eksporte
-
Hoti: Thellimi i krizës së inflacionit, pasojë e mungesës së masave adekuate nga Qeveria
-
Hoti: Askush s’po flet e s’po merret me zhvillim ekonomik e punësim