Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka akuzuar pasardhësin e tij në këtë post, Albin Kurti për shtrembërim të të dhënave sa i përket importit dhe eksportit në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se importi gjatë qeverisjes Kurti ka shënuar rritje rapide.
“Më 2023 ka arritur në 5.9 miliardë euro. Shihni figurën nga të dhënat zyrtare të ASK-së. Deficiti tregtar është thelluar nga 3.1 miliardë euro në vitin 2019 (vit para pandemisë), në 5.1 miliardë euro në vitin 2023. Mbulimi i importeve me eksporte gjatë 10 viteve të fundit është pothuajse i njëjtë, nga 12%-16%, përjashto kohën e pandemisë”, ka shkruar ai.
Hoti ka shtuar se ai që krenohet me këto të dhëna, mund të mos i kuptojë ato ose mashtron opinionin.
-
Hoti: Ndërmarrjet kosovare po humbin tregun nga kostot e larta të prodhimit
-
FMN-ja përgënjeshtron shifrën e Kurtit për rritjen ekonomike
-
Banka Botërore parashikoi ngadalësim të zhvillimit ekonomik, Kurti: S’ka vend për brengosje
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
-
Hoti për buxhetin: Qeveria e ardhshme do ta ndryshojë