Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Qeverinë e cila sipas tij nuk po i njofton qytetarët në detaje për krizën energjetike e duke e rritur panikun te qytetarët për një luftë të mundshme.
Hoti ka renditur disa pyetje në një status në Facebook, për të cilat thotë se ekzekutivi do duhej të jepte përgjigje për t’i informuar qytetarët.
“Një qeveri e përgjegjshme duhet të informojnë qytetarët në detaje: sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK-u gjatë dimrit, sa duhet importuar energji për të plotësuar kërkesën vendore, sa buxhet duhet ndarë për import të asaj energjie, a mund të lidhen tani kontrata për blerje të energjisë, a energji i kemi dhënë Shqipërisë deri më tani në mënyrë që të marrim nga ta gjatë dimrit, sa buxhet duhet ndarë për kompanitë e energjisë në mënyrë që rritja e faturave të energjisë të jetë e përballueshme për familjet, sa buxhet duhet ndarë për subvencionim të energjisë për familjet në asistencë sociale, çfarë mund të bëhet bashkë me komunat për familjet e tjera më në nevojë për mbështetje etj”, ka shkruar Hoti.
Ish-kryeministri tutje ka thënë se kjo Qeveri nuk e ka idenë se me çka do të përballet, duke akuzuar se po i tregojnë dogma partnerëve ndërkombëtarë për rritje ekonomike.
“Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë. E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike”.
-
Hoti kritikon Qeverinë: Menaxhim kaotik i sektorit energjetik
-
Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët
-
Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke
-
Hoti: Qytetarët po paguajnë me errësirë çmimin e dështimit të kësaj qeverie