Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti pas suksesit të filmit “Zgjoi”: Kështu nderohet shteti!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar pas suksesit të filmit “Zgjoi” në Festivalin Sundance, ku fitoi tri çmime.

“Kështu promovohet e nderohet shteti! Tri çmime për filmin “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”. Edhe njëherë Kosova në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar! Filmi që trajton ngjarjen e vërtetë të Fahrije Hotit, gruas guximtare nga Krusha, që tashmë do të jetë e njohur edhe përtej Kosovës. Kultura, arti e sporti po na bëjnë krenarë prandaj duhet të investojmë më shumë në këto fusha. Urime për regjisoren Blerta Basholli, aktoren kryesore Yllka Gashi dhe gjithë ekipin e këtij filmi!” – ka shkruar Hoti në Facebook.