“Hive”, titulli në anglisht i filmit “Zgjoi”, e ka rikthyer Kosovën në vëmendjen e mediave botërore me suksesin e së mërkurës.
Filmi i metrazhit të gjatë, që në “Sundance Film Festival” mori tre çmime – Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e publikut dhe atë për regji, sipas jurisë 17-anëtarëshe, është vlerësuar si rrëfim mbresëlënës për vullnetin për të mbijetuar. Historia e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe është cilësuar si një shembull për “qëndrueshmërinë, transcendencën dhe përpjekjen për liri”. Filmin me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, revista e njohur për kritikë të filmit, “Variety” e ka cilësuar si rrëfim të vërtetë të qëndrueshmërisë kundrejt patriarkalizmit.
“Zgjoi” pritet të vijë premierë në Kosovë tek në tetor të këtij viti, por producentët e filmit ia kanë shfaqur ekskluzivisht ekipit të KOHËS. Një shkrim për këtë do të mund ta lexoni sonte në platformën Premium të Kohës.
-
Publiku në përkrahje të filmi “Zgjoi” pak ditë para ceremonisë “Oscar”
-
“Cineuropa”: A mundet “Zgjoi” të bëjë histori përsëri?
-
“Zgjoi” gati për kinematë e Australisë dhe Zelandës së Re
-
“Hollywood Reporter” e cilëson “Zgjoin” në mesin e filmave më të mirë të 2021-s
-
“Zgjoi” në etapë historike drejt “Oscarit”